Sassuolo është bërë ekipi i parë i Serie A që zyrtarisht ka njoftuar se do të vazhdojë stërvitjet. Klubi ka njoftuar se stërvitjet individuale të lojtarëve do të vazhdojnë prej të hënës.
Regjioni Emilia-Romagna ka njoftuar më herët këtë javë se klubet mund të kthehen në stërvitje, duke respektuar distancën sociale.
Parma dhe SPAL-i kanë preferuar që të presin që Federata e Italisë dhe qeveria të arrijnë marrëveshje për protokollin shëndetësor. Por Sassuolo ka vendosur të veprojë.
“Sassuolo Calcio njofton se prej të hënës, 4 maj, do t’ua mundësojë lojtarëve që të shfrytëzojnë qendrën stërvitore për ushtrime individuale. Lojtarëve do t’iu lejohet qasja vetëm në fusha, duke respektuar rregullat e distancës sociale. Qasja në ambientet e brendshme (zhveshtore, palestra, zyre) do të jetë e ndaluar. Seancat individuale, që do të zhvillohen në mëngjes, nga e hëna deri të premten, nuk do të vëzhgohen nga stafi teknik. Gjashtë lojtarë do të lejohen të ushtrojnë njëkohësisht në tri fushat e ndryshme, përkatësisht çdo lojtarë në gjysmë të fushës”, thuhet në njoftim.
Edhe Napolit i është dhënë leja që të kthehet në stërvitje të hënën, por ky klub nuk ka lëshuar ndonjë njoftim.
Nuk ka datë se kur do të vazhdojë Serie A, apo se kur skuadrat do të lejohen të zhvillojnë stërvitje me përbërje të plota.
-
Spadafora konfirmon se mund të rifillojnë stërvitjet ekipore në Serie A më 18 maj
-
Lojtarët e Sassuolos vrapojnë në fusha të zbrazëta, në rikthimin në stërvitje
-
Interi e Napoli përgatiten për kthimin në stërvitje
-
Qeveria italiane jep leje për kthimin në qendra stërvitore
-
Katër klube të Serie A marrin një leje për të ushtruar