Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, ka konfirmuar se klubet e Series A mund t’i kthehen stërvitjeve në grup nga 18 maj, pasi Federata e Futbollit të Italisë (FIGC), ka bërë përshtatjet e nevojshme në protokollin e vet shëndetësor.
Më herët këtë javë Spadafora ka thënë se duhen bërë ndryshime të vogla në protokoll, mirëpo ai ka vënë në dyshim kur ka thënë se mund të ndodh veëm në siguri të plotë.
“Disa minuta më vonë, unë mora një letër nga presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, në të cilën ka njoftuar se FIGC-ja ka pranuar gjitha udhëzimet e komitetit shkencor, duke bërë ndryshimet në protokoll dhe duke lejuar, pa telashe tjera, rikthimin e stërvitjeve nga 18 maji”, ka thënë Spadafora, njoftojnë medioumet italiane.
Një nga ndryshimet që ka kërkuar Spadafora ka qenë futjen e gjithë skuadrës në karantinë për dy javë nëse një nga lojtarët teston pozitiv për koronavirus.
Serie A po planifikon të rifillojë në qershor pas një pezullimi që nga mesi i marsit.