Qeveria e Italisë ka thënë se ndryshime të vogla duhet të bëhen në protokollin mjekësor të Federatës së Futbollit të Italisë para se stërvitjet grupore të rifillojnë më 18 maj.
Ministrat Vincenzo Spadafora dhe Roberto Speranza kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët të hënën, duke konfirmuar se stërvitjet grupore mund të rifillojnë të hënën e ardhshme.
“Me kërkesë të qeverisë, Komiteti shkencor ka dhënë vlerësimin lidhur me protokollin mjekësor dhe ka konfirmuar qasjen e kujdesshme të ndërmarrë deri më tani nga ministrat”, thuhet në komunikatë.
“Qëndrimet e komitetit, që do të konsiderohen të rrepta dhe detyruese, do t’i transmetohen Federatës për rregullimet e kërkuara në protokoll, në mënyrë që ekipet të mund të rifillojnë stërvitjet më 18 maj, me të gjitha masat e sigurisë”.
Ndonëse plotësime të protokollit kërkohen, ato konsiderohen më tepër formalitet. Pasi të implementohen, qeveria do të jap dritën e gjelbër për vazhdim të stërvitjeve.
Javën e kaluar skuadrat italiane kanë hapur komplekset stërvitore për stërvitje individuale.
-
Spadafora konfirmon se mund të rifillojnë stërvitjet ekipore në Serie A më 18 maj
-
Spadafora: Shpresojmë që stërvitjet të fillojnë prej 18 majit
-
Më 28 maj vendimi i madh për Serie A
-
Skuadrat në Serie A do të izolohen për 15 ditë pas rikthimit të stërvitjeve në grup
-
Rifillimi i sezonit në Serie A vihet në dyshim pas rasteve të lojtarëve me koronavirus