Interi dhe Napoli janë klubet e radhës që po përgatiten për të rifilluar stërvitjet javën e ardhshme, pasi kanë ndryshuar direktivat e qeverisë, duke lejuar qasjen në fusha stërvitore nga dita e hënë.
Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora dhe qeveria janë dorëzuar para presionit nga klubet, trajnerët dhe Asociacioni i Lojtarëve, duke kuptuar se dekreti që kishin lëshuar më herët nuk ishte korrekt.
Me dekretin fillestar janë lejuar sportistët në sporte individuale që të fillojnë stërvitjet nga 4 maji, por jo edhe sportistët në sporte ekipore, duke mos lejuar hapjen e qendrave stërvitore deri më 18 maj.
Mirëpo, sportistëve e sporteve ekipore do të kenë të drejta të njëjta si ata në sporte individuale, si tenisi, dhe do të mund të hyjnë në fusha stërvitore nga 4 maji.
Por, do të vazhdojnë të mbajnë distancën sociale dhe stërvitjet do të jenë individuale.
Disa klube si Bologna dhe Sassuolo kanë njoftuar se do t’i kthehen stërvitjeve ditëve të ardhshme.
Por, ka pak vonesë, pasi lojtarët dhe stafi së pari duhet të kalojnë testet për COVID-19.
Me të dal rezultatet, ata mund të ndahen në grupe sipas protokolleve mjekësore – ata që ishin të sëmurë dhe janë rikuperuar, ata që janë të sëmurë dhe në vetizolim dhe ata që nuk kanë qenë në kontakt me virusin.
Sipas “Sky Sport Italias”, Interi do t’i kthehet stërvitjeve në fushën “Appiano Gentile” nga 5 maji, në grupe me nga tre apo katër lojtarë, të ndarë rreth katër fushave të ndryshme stërvitore.
Gjithë lojtarët e Interit janë kthyer tashmë në Interi dhe periudha e vetizolimit e Alexis Sanchezit skadon të hënën. Ai është rikthyer nga Kili.
Napoli do t’u bëjë lojtarëve teste të strishove dhe gjakut të hënën, në mënyrë që të mund të fillohet stërvitja në fushën stërvitore “Castel Volturno” të enjten apo të premten.
Milani po ashtu planifikon t'i kthehet stërvitjeve të enjten apo të premten.