Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qeveria italiane jep leje për kthimin në qendra stërvitore

Qeveria e Italisë ka dhënë leje që të rikthehen stërvitjet në qendrat stërvitore nga dita e hënë, pasi disa rajone kanë hapur dyert e tyre.

Dekreti fillestar kishte dalluar sportistët në sporte ekipore dhe ata në disiplina individuale, si tenis e atletikë, ndonëse forma e stërvitjeve ishte identike.

Pasi që disa asamble rajonale do të hapin qendrat stërvitore nga 4 maji e jo të presin deri më 18 maj, qeveria ka pranuar se nuk është fer të vazhdohet limitimi i disave. Ministria e brendshme e Italisë u ka dërguar letër autoriteteve lokale duke i njoftuar se lejohet stërvitja individuale nga dita e hënë.

Klubet dhe Asociacioni i Lojtarëve të Futbollit të Italisë me sukses kanë mbrojtur rastin e tyre, duke thënë se është më e sigurt të vrapohet në qendër stërvitore ku distanca sociale është e garantuar, sesa të vrapohet nëpër parqe lokale.

Mirëpo, “La Repubblica” raporton se kryeministri i Italisë, Giuseppe Conti ende mund të marrë vendim të mërkurën që të mos vazhdohet stinori 2019/20 i Serie A.

Edhe Rifillon edhe Serie A Sport Rifillon edhe Serie A

Gjitha 20 klubet e Serie A kanë shprehur dëshirën për të përfunduar stinorin, kështu që thjeshtë ka mbetur arritja e pajtimit për protokollin mjekësor.

Serie A insiston se protokolli që e ka është i ngjashëm me atë në Spanjë e Gjermani, ndërsa ka shtuar se një bonus është se Italia ka kapacitet më të madh testues, pasi është një nga vendet e para evropiane që është goditur nga pandemia COVID-19.