Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarri nuk është i sigurt për të ardhmen e Courtoisit

Thibaut Courtoi

Maurizio Sarri ka thënë se nuk e di sa gjatë do të mbetet te Chelsea, Thibaut Courtois që po lidhet me një transferim te Real Madridi.

Klubi spanjoll është i vendosur për transferimin e gardianit belg para se të mbyllet afati i verës. Courtois ka refuzuar të tregojë të ardhmen e tij dhe muaj më parë ka thënë se është i joshur nga kryeqyteti spanjoll pasi atje jetojnë fëmijët e tij.

Chelsea është lidhur me transferimin me njërin prej Jordan Pickford, Kasper Schmeichel ose Jack Butland nëse largohet Courtois, por Sarri është i bindur se nuk do të ketë nevojë për zëvendësimin e belgut.

“Për momentin Courtois është portier i Chelseat. Nuk e di të ardhmen, varet nga klubi, varet nga ai, por shpresoj që Courtois do të jetë portieri ynë”, ka thënë Sarri.