Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e sheh Butlandin si zëvendësues të Courtoisit

Chelsea e ka bërë portierin e Stoke Cityt, Jack Butland, cakun kryesor nëse Thibaut Courtois largohet nga klubi.

“Blutë” kanë kthyer vëmendjen kah Butlandi, pasi Evertoni refuzoi të negociojë për Jordan Pickfordit dhe, sipas “SkySports”, tashmë ka pasur kontakte mes dy klubeve.

Mësohet se Stoke është i gatshëm ta lejojë largimin e Butlandit për 30 milionë funte, por dëshiron që kjo çështje të zgjidhet shpejtë që të kenë kohë të gjejnë zëvendësues.