Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarri mund të largohet nga Lazio shkaku i Tares

Trajneri Maurizio Sarri mund të largohet nga skuadra e Lazios, ka shkruar “Il Messaggero” të mërkurën.

Trajneri italian ishte befasuar nga transferimi i klubit në ditën e fundit të afatit kalimtar, sulmuesin Jovane Cabral.

Ky i fundit u transferua nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare pa dijeninë e Sarrit. Në fakt, thuhet se Sarri dhe stafi i tij nuk e kishin idenë se kush ishte Cabral dhe nxituan t’i shikonin disa prej videove të sulmuesit derisa Tare po e finalizonte marrëveshjen. Kjo thuhet se e ka acaruar shumë Sarrin, i cili i ka kërkuar presidentit Claudio Lotito që personalisht të jetë përgjegjës për transferimet e lojtarëve.

Në fakt, Sarri i ka dhënë ultimatum Lotitos duke i thënë se ai do të mbetet në krye të klubit vetëm nëse Tare largohet.

Sarri mori drejtimin e Lazios para fillimit të këtij edicioni dhe ka kontratë deri vitin e ardhshëm.