Trajneri Maurizio Sarri mund të largohet nga Lazio në fund të sezonit.
Humbja e fundit në derbin ndaj Romës ka bërë që drejtuesit e klubit ta mendojnë largimin e trajnerit italian, shkruan "FootballItalia".
Kryeqytetasit kanë pasur ulje dhe ngritje gjatë sezonit të parë të Sarrit në klub. Nga ana tjetër, Sarri ka dyshime edhe për qëndrimin e tij në klub. Trajneri ishte i pakënaqur me aktivitetin e klubit në afatin kalimtar të janarit, dhe pret përforcime në verë.
Lazio pas 30 ndeshjeve renditet në pozitën e shtatë në Serie A me 49 pikë.
Artikuj të ngjashëm