Sezoni 2022/2023 mund të jetë edhe i fundit për Igli Taren si drejtor sportiv i Lazios, raportoi të hënën “Il Messaggero”.
Mediumet në Itali kanë raportuar për prishje të raporteve në mes të Tares dhe presidentit, Claudio Lotito.
Lotito nuk është ndarë i kënaqur me menaxhimin e afatit kalimtar të janarit, ndërsa nuk ka zhvillime pozitive për klubin as gjatë këtij afati kalimtar.
Tifozët e Lazios nuk janë të kënaqur me lëvizjet në klub. Presidenti 60-vjeçar i Lazios e ka afruar ish-drejtorin sportiv të Salernitanas, Angelo Fabianon, që fillimisht do të punojë si koordinator i ekipit të rinjve dhe të futbollisteve.
Tare me Lazion ka kontratë edhe një vit dhe gjasat janë të vogla që të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit nga Roma.