Napoli ka nisur bisedimet me trajnerin Maurizo Sarri.
Sipas mediave italiane trajneri aktual i napolitanëve, Gennaro Gattuso, do të largohet në fund të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtuesit e klubit italian kanë vendosur të mos i vazhdojnë kontratën Gattusos, e cila i skadon në fund të këtij sezoni.
Trajneri Sarri aktualisht është i papunë që prej largimit nga Juventusi. Sarri për tri sezone ishte trajner i Napolit nga viti 2015-të deri më 2018.
Ai gjatë karrierës së tij ka udhëhequr edhe skuadra si Chelsea, Verona, Empoli.