Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gattusos nuk i vazhdohet kontrata

Trajneri Gennaro Gattuso do të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni. “Sky Sport Italia” ka shkruar të hënën se drejtuesit e Napolit kanë vendosur që mos t’ia vazhdojnë kontratën Gattusos, që i skadon në muajin qershor të këtij viti.

Gattuso 43-vjeçar është në krye të Napolit prej muajit dhjetor të vitit 2019 dhe këtë edicion nuk ka pasur rezultate të mira me ekipin. Aktualisht, Napoli zë vendin e pestë në Serie A me 37 pikë, nëntë më pak se Milani që është lider.

Artikuj të ngjashëm