Gennaro Gattuso mund të mbetet trajner i Napolit edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Gazeta italiane “Il Mattino” ka shkruar të martën se drejtuesit e Napolit kanë ndërruar mendje dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë Gatussos rinovimin e kontratës. Gattuso ka kontratë me Napolin deri në fund të sezonit dhe pritet së shpjeti t’i fillojë negociatat me klubin. Mësohet se Gattuso është i kënaqur te Napoli dhe është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me kryetarin Aurelio De Laurentiis.
Gattuso 43-vjeçar është në krye të Napolit prej sezonit 2019/20 dhe deri më tani e ka fituar një trofe, atë të Kupës së Italisë me këtë ekip.