Napoli dhe trajneri Gennaro Gattuso thuhet se nuk po arrijnë një marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Paraqitjet e fundit të Napolit në Serie A, thuhet se ka bërë që drejtuesit e klubit t'i ndalin bisedimet me trajnerin italian.
Gattuso ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021. Sipas mediave italiane, klubi dhe menaxheri i trajnerit ishin në bisedime për vazhdimin e kontratës edhe për dy vite të tjera.
Pas 13-të ndeshjeve në Serie A, Napoli është në pozitën e pestë me 23 pikë të tubuara.
Raporti pretendon se do të duhet pak kohë për zgjatjen e pritshme dy-vjeçare për shkak të diskutimeve mbi të drejtat e imazhit.
“Il Mattino” nuk pret që kontrata të nënshkruhet para Krishtlindjeve. Napoli aktualisht është i pesti në Serie A para ndeshjes së fundit në vitin 2020, duke mbetur prapa udhëheqësit të Ligës Milan me tetë pikë.