Sulmuesi Pablo Sarabia do të largohet nga Paris Saint-Germaini për ta vazhduar karrierën në Premier League.
“Daily Mail” ka njoftuar të premten se Sarabia do t’i bashkohet skuadrës së Wolverhamptonit. Bëhet e ditur se Sarabia tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin anglez, i cili po i finalizon detajet e fundit me Parisin për transferimin e tij. Thuhet se për kartonin e 30-vjeçari, Wolvesi do të paguajë rreth 15 milionë euro.
Sarabia është pjesë e Parisit prej vitit 2019, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar te Sportingu i Lisbonës. Këtë edicion, ai ka 19 ndeshje të luajtura për Parisin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.