Atletico Madridi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Pablo Sarabia, i cili ka kërkuar largimin nga Paris Saint-Germaini gjatë janarit.
“Mundo Deportivo” bën të ditur të premten se Atletico ka bërë gati një ofertë prej 25 milionë eurosh për t’i siguruar shërbimet e 30-vjeçarit.
Sarabia pëlqehet nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone, pasi mund të luajë edhe si sulmues krahu dhe mesfushor ofensiv.
Ai ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar te Sportingu i Lisbonës.
Krahas Atleticos, interesim të madh për Sarabian ka shfaqur edhe skuadra tjetër nga La Liga, Sevilla.