Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico synon dy lojtarë të Sportingut

Atletico Madridi po synon të përforcohet me dy lojtarë të Sportingut të Lisbonës. E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” të martën ka njoftuar se Atletico po synon transferimin e dyshes Pablo Sarabia dhe Pedro Porro.

Si Sarabia ashtu edhe Porro janë huazuar para fillimit të këtij edicioni te Sportingu, ekip që ka opsionin e blerjes së tyre në verë. Sarabia është huazuar nga Paris Saint-Germaini, ndërsa Porro nga Manchester City. Për dy lojtarët, Atletico është gati të paguajë mbi 20 milionë euro.

Sarabia që ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, këtë sezon ka 19 gola e nëntë asistime në të gjitha garat, ndërsa Porro ka shtuar katër gola e shtatë asistime. Porro ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm