Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarabia kalon te Wolvesi

Mesfushori ofanziv, Pablo Sarabia ka kompletuar transferimin te Wolverhamptoni nga Paris Saint-Germaini. Ai te skuadra e Premier Leagues është bashkuar me trajnerin Julen Lopetegui.

30-vjeçari ka firmosur për dy vjet e gjysmë. Reprezentuesi i Spanjës për herë të parë do të luaj në futbollin anglez.

Sarabia është prodhim i akademisë së Real Madridit. Ai ka luajtur për Getafen e Sevillan para se t’i bashkohej Parisit në vitin 2019. Si huazim luajti te Sportingu.

Sarabia ka 26 paraqitje me Spanjën.