Pas Palmeirasit edhe Sao Paulo është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Diego Costa kanë njoftuar mediumet e huaja të martën. Thuhet se drejtuesit e Sao Paulos tashmë kanë nisur negociatat me Costan, të cilit i kanë ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Sulmuesi 32-vjeçar është futbollist i lirë pasi në fund të vitit të shkuar e shkëputi kontratën me Atletico Madridin dhe është në kërkim të një klubi të ri. Krahas ekipeve nga Brazili, interesim së fundi për shërbimet e Costas ka treguar edhe skuadra nga Arabia Saudite, Al Nassr që i ka ofruar sulmuesit kontratë për një vit e gjysmë. Costa karrierë ka bërë edhe te Chelsea dhe ka 24 paraqitje e dhjetë gola të shënuar për Spanjën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo