Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Santos, trajner i ri i Rashicës

Fernando Santos do të jetë trajner i ri i Milot Rashicës te skuadra e Beshiktashit.

Skuadra e madhe turke e zyrtarizoi të dielën ish-selektorin e Portugalisë dhe Polonisë.

69-vjeçari portugez ka qenë i lirë qëkur u largua nga Përfaqësuesja e Polonisë pas gjashtë ndeshjeve.

Ai do të jetë trajneri i katërt i Beshiktashit në këtë edicion.

Klubi i fundit që Santosi e ka udhëhequr ishte PAOK-u në Greqi, në vitin 2010.

Artikuj të ngjashëm