Vincenzo Italiano është trajner i ri i Beshiktashit, ndërsa tifozët e skuadrës turke e kanë quajtur atë “Kloppi italian”.
Trajneri Italiano ka nënshkruar kontratë dyvjeçare të vlefshme për 6 milionë euro në sezon, plus bonuse. Ai është bërë trajneri i tretë italian më i paguari në botë, pas Carlo Ancelottit dhe Simone Inzaghit.
Beshiktashi do të bëjë gara në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Te kjo skuadër luan Milot Rashica, futbollisti i Kosovës. Në edicionin e kaluar luajti edhe Kristjan Asllani si i huazuar nga Interi. Futbollist i Beshiktashit është edhe Ernest Muçi, që në sezonin tashmë të përfunduar, ishte pjesë e Trabzonsporit si i huazuar.