Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Santo gjobitet me 25 mijë funte

Trajneri i Wolverhamptonit, Nuno Espirito Santo, është gjobitur me 25 mijë funte nga Shoqata e Futbollit për kritika drejtuar gjyqtarit Lee Mason, pas humbjes që Wolvesi e pësoi nga Burnley.

Wolvesi humbi 2:1 nga Burnley më 21 dhjetor, dhe Nuno tha më pas se Mason nuk ishte i mirë mjaftueshëm për të ndarë drejtësi në nivele të larta.

Më vonë, ai refuzoi të kërkojë falje për komentet e bëra, por e ka pranuar se ato kanë qenë sjellje të pahijshme. Tekniku portugez është paralajmëruar edhe për sjelljet në të ardhmen. Nën rregullat e Shoqatës së Futbollit anglez, komentet pas ndeshjeve që kritikojnë paraqitjen e ndonjë zyrtari pranohen, nëse ato nuk nënkuptojnë paragjykim, sulm, integritet të zyrtarit, apo fyerje personale.