Tottenhami dhe Brightoni janë goditur me gjobat më të larta nga Federata e Futbollit të Anglisë në këtë sezon.
Trajnerët e këtyre dy skuadrave janë përleshur mes vete në ndeshjen e 8 prillit në Premier League.
Ndërkohë të mërkurën, Federata angleze e futbollit ka raportuar se për Cristian Stellinin dhe Roberto De Zerbin janë dënuar me nga 100 mijë funte secili.
Ata ishin konfrontuar mes vete para fillimit të ndeshjes, ndërsa ishin përjashtuar nga loja me të kuq në pjesën e dytë, në minutën e 58-të. Gjoba e 100 mijë funteve për secilin është më e larta e dhënë nga Federata e Futbollit të Anglisë në këtë sezon.
Artikuj të ngjashëm