Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho mund të suspendohet sërish

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, mund të suspendohet për komentet e fundit të bëra për gjyqtarin Matteo Marcenaro, para ndeshjes që Roma e fitoi ndaj Sassuolos 2:1 në vikendin e kaluar.

“Të jem i sinqertë, do të thosha se jam i shqetësuar për këtë gjyqtar. Na ka ndarë drejtësi tri herë dhe nuk mendoj se e ka stabilitetin emocional për të punuar në këtë nivel”, ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp para ballafaqimit.

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se dënimi mund të jetë 10-ditor për Mourinhon.

Artikuj të ngjashëm