Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është dënuar me suspendim prej 10-të ditësh si rezultat i akuzave që ka bërë për gjyqtarin Daniele Chiffi.
60-vjeçari Mourinho ka thënë se Chiffi ka qenë “gjyqtari më i dobët që e ka takuar në jetë”, pas ndeshjes kundër Monzas më 3 maj.
Portugezi po ashtu është gjobitur me 50 mijë euro.
Federata e Futbollit të Italisë ka thënë se Mourinho do të jetë i suspenduar në 10-të ditët e para të kampionatit të ardhshëm.
Ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit, Interit dhe Manchester Unitedit, e kritikoi Chiffin pasi ai e përjashtoi nga loja Mehmet Zeki Celikun e Romës në minutën e pestë të kohës shtesë, në barazimin 1:1 të Romës me Monzan.
Roma përfundoi në vendin e gjashtë në Serie A dhe ishte nënkampione e Ligës së Evropës.
U mposht nga Sevilla në penallti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
28 qershor 2023 23:33
-
Shpërndaje në: