Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, dhe futbollistët e tjerë të Bundesligës nuk do të përballen me dënime disiplinore pasi bënë thirrje kundër racizmit gjatë ndeshjeve në fundjavën që shkoi.
Sulmuesi i Anglisë, Sancho, e shfaqi një shkrim ndër fanellën e tij, “Drejtësi për George Floydin”, pasi shënoi gol kundër Paderbornit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFloyd, një njeri i paarmatosur e me ngjyrë, vdiq më 25 maj gjatë arrestimit nga policia e Minneapolis. Një nga policët kishte shkelur për tetë minuta me gjurin e tij në qafën e Floydit dhe nuk kishte larguar gjurin ani pse afro-amerikani vazhdimisht kishte thënë se nuk po mund të marrë frymë.
Protesta të mëdha u bënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesë të tjera të botës po ashtu.