Manchester Unitedi dhe Arsenali kanë reaguar ndaj fyerjeve raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë të Anglisë, të cilët dështuan nga penalltia në finalen e “Euro 2020” të luajtur të dielën mbrëma në Londër.
Anglia u mposht nga Italia 3:2 pas penalltive derisa koha e rregullt dhe vazhdimet, u mbyllën pa fitues.
Marcus Rashford, Jadon Sancho e Bukayo Saka nuk ishin të saktë nga penalltia për të nxitur reagime të ashpra pas ndeshjes nga tifozët anglezë, të cilën i fyen në baza racore.
Rashford e qëlloi shtyllën derisa gjuajtjet e Sanchos dhe Sakas, i priti portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma.
Para Arsenalit dhe Manchester Unitedit, ndaj fyerjeve raciste drejtuar lojtarëve, reaguan edhe Federata e Futbollit të Anglisë e kryeministri britanik Boris Johnson.
“Një goditje nuk do të përcaktoj si lojtar apo person, Marcus. Mos e harro këtë. Ne me padurim të presim në shtëpi”, ishte postimi i Manchester Unitedit me një fotografi të Rashfordit.
Edhe
Arteta përkrah Sakan pas fyerjeve raciste
Ndërkohë, Arsenali nëpërmjet një komunikate, tha se ndihet krenar që në radhët e veta e ka një lojtar si Saka. “Mesazhi ynë për Bukayon është: mbaje kokën lart, ne jemi shumë krenar për ty dhe mezi presim që të shohim së shpejti në shtëpinë tënde te Arsenali”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e Arsenalit.