Lojtarët e Borussia Dortmundit dhe Hertha Berlinit kanë qëndruar të ulur në njërin gju para ndeshjes së Bundesligës të shtunën. Këtë e kanë bërë për të nderuar George Floydin, afroamerikanin e paarmatosur që vdiq pas arrestimit nga policia në SHBA. Vdekja e tij ka bërë që të ketë protesta në gjithë botën.
Lojtarët e dy skuadrave kanë qëndruar në rrethin e mesit të fushës dhe janë ulur në njërin gju, para se ndeshja të fillonte. Edhe trajnerët dhe lojtarët rezervistë kanë vepruar njëjtë.
Më herët këtë javë Federata e Futbollit të Gjermanisë ka thënë se lojtarët janë të lirë të shfaqin përkrahjen e tyre për protestat për vdekjen e Floydit. Disa lojtarë javën e kaluar kanë zbuluar porosi të shkruara në fanella në përkrahje për kauzën.
-
Federata e Futbollit e SHBA-së do të lejojë protestat gjatë intonimit të himnit
-
NFL-ja pranon se ka gabuar që nuk ka përkrahur protestën e lojtarëve
-
Sancho nuk do të përballet me masa disiplinore
-
Lojtarët e Liverpoolit solidarizohen me lëvizjen e fundit
-
Rrahmani proteston me shokë në përkrahje të Juan Jesusit