Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchezi synon të kthehet në fillim të janarit

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, nuk do të luajë sërish në vitin 2020, por kiliani synon që të kthehet në fushën e lojës më 3 janar kundër Crotones.

Sulmuesi i “nerazzurrëve” është duke ushtruar sipas programit të dhënë nga stafi mjekësor dhe duhet të stërvitet në palestër dhe në pishinë deri në momentin e kthimit në fushën e lojës.

“FCInterNews” bën të ditur se 31-vjeçari pësoi dëmtim në kofshë në duelin kundër Cagliarit, e që do ta lë atë jashtë fushave deri në fund të vitit.

Megjithatë, thuhet se kiliani synon të kthehet në aksion në takimin kundër Crotones ose Sampdorias, që janë dy duelet e para të vitit 2021, më 3 dhe 6 janar.

Sanchezi ka luajtur 134 herë me Kilin, dhe nëntë herë është paraqitur në Serie A në këtë edicion. Ai ka kontribuar me dy gola dhe tri asistime.

Artikuj të ngjashëm