Skuadra e Interit do të jetë pa sulmuesin Alexis Sanchez të paktën për dy javë, kanë raportuar të enjten mediumet italiane.
Sulmuesi kilian Sanchez u dëmtua në ndeshjen kualifikuese të Botërorit “Katari 2022” kundër Ekuadorit, të cilën Kili e humbi me rezultatin 2:0. Ai e dëmtoi muskulin e këmbës dhe do t’i mungojë Interit për dy javët e ardhshme.
Mbi të gjitha, trajneri i Interit, Simone Inzaghi nuk do të mund të llogarit në Sanchezin për ndeshjen derbi të Serie A kundër Napolit, që luhet të dielën mbrëma. Sanchez këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka dy asistime në dhjetë ndeshje.
Artikuj të ngjashëm