Alexis Sanchez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi, raporton të hënën “Gazzetta dello Sport”.
Gazeta italiane raporton se kiliani konsiderohet të jetë i tepërt në ekipin e drejtuar nga Inzaghi dhe Interi po kërkon blerës të kartonit të tij.
Sanchez me Interin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, ndërsa pjesë e klubit italian është që prej vitit 2020.
Sezonin e kaluar shënoi nëntë gola dhe asistoi pesë herë në 38 ndeshje në të gjitha garat.