Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi pa Sanchezin në ndeshjen e fundit të këtij viti

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, do të mungojë edhe në ndeshjen kundër Veronas, që zhvillohet të mërkurën dhe është e fundit për këtë vit në Serie A. Sanchez u lëndua dy javë më parë kundër Cagliarit dhe pritet të mungojw edhe në tri ndeshje të tjera, raporton të martën “Gazzetta dello Sport”. Ai mund të kthehet në fushë në janar të vitit të ardhshëm, në ndeshjen kundër Crotones ka bërë të ditur stafi mjekësor i Interit.

Mungesë tjetër te Interi për duelin me Veronan, do jenë edhe Matias Vecino e Andrea Pinamonti, që të dy të lënduar.

Sanchez 32-vjeçar, iu bashkua Interit këtë vit nga Machester Unitedi. Ai në 14 ndeshje për ekipin Italian në të gjitha garat, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime. Interi i ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A dhe zë vendin e dytë në tabelë me 30 pikë, një më pak se Milani që është lider.

Artikuj të ngjashëm