Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka krahasuar formën e dobët të Alexis Sanchezit te Manchester Unitedit me formën që Fernando Torres kishte pasur te Chelsea pas transferimit nga Liverpoolit më 2011.
Sanchezi nuk ka pasur vazhdimësi që nga transferimi i tij në Old Trafford në afatin kalimtar të janarit, duke shënuar vetëm katër gola në 25 paraqitje, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForma e tij e dobët ka bërë që Jose Mourinho ta largojë nga ekipi startues në ndeshjet e fundit, dhe ishte titullar në katër prej tetë ndeshjeve të fundit në Premier Ligë.
“Ka një pajtim të gjerë se Alexis Sanchez nuk është më lojtari i njëjtë që kur ishte bashkuar me Unitedin. Megjithatë kjo ka filluar më parë edhe sa ishte pjesë e Arsenalit, më e mira nga ai tashmë ka shkuar. Ai tek Unitedi ashtu siç ishte Fernando Torresi te Chelsea”, është shprehur Carragher në kolumnen e tij për Daily Telegraph.