Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchesi shihet si opsion te Liverpooli

Portugezi Renato Sanches mund t’i bashkohet skuadrës së Liverpoolit në fund të këtij edicioni. Sipas “goal.com”, Liverpooli tashmë ka shprehur interesim për Sanchesin, të cilin e sheh si opsion të mirë për ta zëvendësuar Georginio Wiljandumin, i cili do të largohet nga ekipi anglez këtë verë kur edhe i skadon kontrata. Sanches ka kontratë deri në vitin 2023 me Lillen, ekip të cilit iu bashkua nga Bayern Munichu në vitin 2019.

Këtë edicion, 23-vjeçari ka shënuar një gol në 12 ndeshje në të gjitha garat me ekipin francez. Ai gjithashtu ka luajtur edhe te Sëansea e Benfica kurse ka edhe 22 paraqitje me Përfaqësuesen e Portugalisë.

Artikuj të ngjashëm