Mesfushori i Lille, Renato Sanches, dëshiron të largohet nga Ligue 1, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Për portugezin raportohet se ka shprehur interesim Liverpooli, por që marrëveshja është shumë larg ndërmjet klubit anglez dhe atij francez.
“Ka shumë spekulime, më është thënë se nuk ka asnjë avancim nga Liverpooli. Ai është në listën e top klubeve sepse po ka një sezon të mrekullueshëm te Lille. Ndërmjet Liverpoolit dhe Lille nuk ka marrëveshje. Renato Sanches dëshiron të ndryshojë klub. Ai dëshiron të ndryshojë për të shkuar në nivelin më të lartë”, ka thënë Romano.
Sanches shihet si zëvendësues i holandezit Ëijnaldum te Liverpooli, nëse holandezi nuk e vazhdon kontratën me kampionin e Anglisë.