Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli kërkon Renato Sanchesin

Liverpooli po planifikon që të transferojë në “Anfiled” futbollistin e Lillet, Renato Sanches.

Mediat në Francë raportuan të enjten se paraqitjet e mira të Sanchesit me skuadrën franceze u kanë rënë në sy drejtuesve të klubit anglez.

Bëhet e ditur se Jurgen Klopp e ka në planet e tij mesfushorin portugez, i cili shihet edhe si zëvendësues ideal i Georginio Wijnaldumit, nëse ky i fundit largohet. Për Wijnaldumin interesim të madh ka shfaqur Barcelona. Ndërkohë, është raportuar se edhe Liverpooli do t’i ofrojë kontratë të re.

Renato Sanchesi u transferua te Lille nga Bayern Munichu në verën e vitit 2019 për 20 milionë euro. Këtë sezon ka shënuar 1 gol në 10 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm