Renato Sanchez përfundimisht do të largohet nga skuadra e Lillit këtë afat kalimtar dhe këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit francez.
Oliver Letang ka deklaruar se Sanchez është mes Paris Saint-Germainit dhe Milanit, por ende nuk e di se cilit ekip do t’i bashkohet.
Lille për ta lënë të lirë Sanchezin po kërkon 20 milionë euro, ndërsa si PSG-ja ashtu edhe Milani kanë bërë oferta zyrtare por nuk kanë ofruar shumën e kërkuar nga Lille.
“Renato ka dy mundësi të mira për ta vazhduar karrierën, por ende nuk kemi arritur marrëveshje me asnjërin prej ekipeve të interesuara. Mund të them se ai është mes Parisit e Milanit. Ai do të largohet nga Lille, por nuk e di se cilit ekip do t’i bashkohet”, ka thënë Letang. Portuezi 24-vjeçar ka kontratë me Lillen deri në vitin 2023.