Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salomon Kalou: Racizmi si terrorizmi

Sulmuesi i Herthas së Berlinit, Salomon Kalou, e ka krahasuar racizmin me terrorizëm, ndërsa ka shpjeguar pse gjithë lojtarët e skuadrës së tij janë ulur në një gju të shtunën, shkruan BBC.

Para ndeshjes së Bundesligës kundër Schalkes, stafi i Herthas ka kopjuar protestën e nisur nga lojtari i futbollit amerikan Colin Kaepernick kundër trajtimit të afro-amerikanëve, përcjell Koha Ditore.

"Racizmi është si terrorizmi, ose je kundër tij, ose për të", ka thënë Kalou 32-vjeçar.

Ish-sulmuesi i Chelseat, Kalou, ka mohuar se protesta e Herthas, që skuadra gjermane thotë se ishte për "tolerancë dhe përgjegjësi", ishte vetëm për publicitet.