Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sainzi vazhdon kontratën me Ferrarin deri më 2024

Carlos Sainz - Ferrari - Formula 1

Piloti spanjoll Carlos Sainz ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Ferrarit deri në fund të vitit 2024, raporton BBC.

Sainz i është bashkuar Ferrarit në vitin 2021 dhe ka impresionuar.

Kontrata e tij e re nënkupton se është po aq e gjatë sa e kolegut të tij të Ferrarit, Charles Leclerc.

“Ndjehem më i fortë me rinovimin e kontratës. Tregon se ekipi më beson mua dhe mezi pres të jap më të mirën”, ka thënë Sainz.

Kontrata e tij e vjetër skadonte në fund të këtij viti.