Carlos Sainz Jr. ka nënshkruar kontratë të re me Ferrarin të enjten, deri në vitin 2024.
Kjo marrëveshje është nënshkruar para se ekipi italian ta zhvillojë garën e vikendit në shtëpi, në Itali.
Sainz iu bashkua Ferrarit nga McLareni në vitin 2021, me kontratë dyvjeçare.
“Gjithmonë kam thënë se nuk ka skuadër më të mirë në Formula 1 për të garuar dhe pas më shumë se një viti me këtë ekip, mund të konfirmoj se do të vazhdoj ta përfaqësoj këtë skuadër të veçantë”, ka thënë ndër të tjerash Sainz.
Ferrari prin në renditjen e Kampionatit për konstruktorë pas dy fitoreve që i shënoi ngasësi tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, në tri garat e para të mbajtura deri tani.
Sainz, i cili asnjëherë nuk ka fituar garë në Formula 1, përfundoi i dyti në Bahrejn dhe i treti në Arabinë Saudite. Në Australi, ngasësi spanjoll u përplas dhe nuk arriti ta përfundojë garën.
Edhe
Sainzi vazhdon kontratën me Ferrarin deri më 2024
27-vjeçari Sainz është i treti në renditjen e ngasësve me 38 pikë prapa Leclercut dhe katër prapa George Russell të Mercedesit.
“Grand-Prixi” i radhës do të jetë në Emilia-Romagna, në Imola të Italisë.
Ferrari nuk ka fituar në shtëpinë e vet që prej vitit 2019-të, kur triumfoi në Monza me Leclercun.