Carlos Sainz do ta zëvendësojë Sebastian Vettelin te Ferrari në përfundim të këtij viti, ndërkohë në vend të Sainzit te McLareni do të angazhohet australiani Daniel Ricciardo, shkruan BBC.
Bisedimet për këto dy lëvizje në Formula 1 po vazhdojnë dhe nuk ka ende marrëveshje finale, por pritet të finalizohen dhe zyrtarizohen këtë javë.
McLareni e ka përcjellë Ricciardon për shumë kohë. Por, ekipi i Formula 1 duhet ta lirojë spanjollin Sainz nga obligimet kontraktuale para se të nënshkruajë me australianin Ricciardo.
Sainz është pritur ta vazhdojë kontratën me McLarenin, por pasi është liruar vendi te Ferrari, ai e sheh këtë si mundësi për t’u bërë pjesë e një skuadre të madhe.
Ferrari e Vetteli kanë njoftuar në fillim të javës se nuk do të vazhdohet bashkëpunimi.