Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vettel do të largohet nga Ferrari në fund të stinorit

Piloti gjerman Sebastian Vettel do të largohet nga Ferrari në fund të vitit, pasi nuk ka arritur marrëveshje me krerët e ekipit italian për ta vazhduar kontratën. Lajmi është njoftuar nga skuadra italiane e Formula 1. 

“Është një vendim që e kemi marrë bashkërisht me Sebastianin, një për të cilin dy palët ndjehen se është më e mira”, ka thënë shefi i ekipit të Ferrarit, Mattia Binotto.

E ardhmja e Vettelit, kampionit të katërfishtë, në Formula 1 është në dyshim. Gjermani 32-vjeçar mund të vendosë të kalojë te McLareni.

“Skuadra dhe unë e kemi kuptuar se nuk ka më dëshirë të dyanshme për të qëndruar bashkë përtej fundit të stinorit. Çështja financiare nuk ka luajtur rol në këtë vendim të përbashkët. Nuk është mënyra se si mendoj unë kur marrë vendimet. Ajo që ka ndodhur në muajt e fundit na ka bërë të reflektojmë për prioritetet e vërteta në jetë. Unë do të marrë kohë për të reflektuar sa i përket të ardhmes sime”, ka thënë Vettel.

Ndërkohë si zëvendësues i Vettelit te Ferrari po shihet spanjolli Carlos Sainz, piloti aktual i McLarenit.

Vettel kishte fituar titullin e kampionit të Formula 1 katër vjet rresht, si pjesë e Red Bullit, nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Artikuj të ngjashëm