Emir Sahiti është shprehur shumë i lumtur që vendosi derbin e 105-të mes Hajdukut dhe Dinamo Zagrebit.
Sahiti shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të skuadrë nga Spliti. Ndeshja u luajt në atmosferë spektakolare në stadiumin “Polud” në Split.
“Torcida” e Splitit kishte përgatitur spektakël në tribuna.
“Nuk do të ndalemi në 100 mijë tifozë të klubit të regjistruar. Mendoj se do të ketë shumë më tepër. Këta tifozë nuk janë normalë. Gjithnjë janë pas nesh, gjatë 90 minutave, ju lumtë. Dinamo kishte shanset e veta, por edhe ne kishim shanset tona. Jam i lumtur. Na pret derbi i Adriatikut dhe shpresoj se do ta fitojmë. Nuk kam shënuar asnjëherë në derbi në ‘Polud’. Vërtetë jam i lumtur dhe jam pa fjalë. Në secilën ndeshje duam të jemi më të mirë”, ka thënë Sahiti.