Futboll

Hajduku fiton derbin e zjarrtë kroat

Hajduku i Splitit

Hajduku i Splitit e ka fituar derbin e zjarrtë kroat ndaj Dinamos së Zagrebit.

Të dielën mbrëma në stadiumin “Polud” në Split, Hajduku fitoi 1:0. Golin e tri pikëve e shënoi Niko Sigur në minutën e 54-t.

Ashtu si pritej, atmosfera ishte e zjarrtë. Ndeshja është ndërprerë disa herë për shkak të hedhjes së mjeteve të zjarrta në fushën e lojës.

Arbër Hoxha e kompletoi ndeshjen në krahun e majtë të Dinamo Zagrebit. Arijan Ademi ishte në stol. Te Hajduku në stol qëndroi Leon Dajaku.

Hajduku udhëheq në tabelë me 32 pikë nga 15 ndeshje. RIjeka është e dyta me 29 pikë, ndërsa Dinamo mbetet e treta me 25 pikë.