Derbi i madh i Kroacisë i ka takuar Dinamo Zagrebit.
Dinamo të dielën mposhti Hajdukun para 31 mijë shikuesve në Split me rezultat 3:1.
Ishte derbi i xhiros së 25-të të futbollit elitar të Kroacisë.
Ron Raçi luajti për Hajdukun deri në fund të takimit, kurse Arbër Hoxha mbeti në stol.
Me fitore, Dinamo ka bërë hap të madh në garën për titull. Ka dhjetë pikë më shumë se Hajduku i vendit të dytë.