Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hoxha fiton titullin e Kroacisë me Dinamo Zagrebin

Arbër Hoxha

Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagrebin.

Titullin e 26-të në histori, Dinamo Zagrebi e siguroi të dielën pas fitores 2:1 ndaj Varazhdinit dhe barazimit pa gola ndërmjet Rijekës dhe Hajdukut të Splitit. Deri në fund të edicionit aktual në Kroaci kanë mbetur edhe pesë xhiro.

Dinamo të dielën festoi edhe 115-vjetorin e themelimit.

Hoxha luajti deri në minutën e 75-të në ndeshjen kundër Varazhdinit.

Artikuj të ngjashëm