Hajduku i Splitit ka shënuar fitore, në miqësoren e zhvilluar të mërkurën gjatë ditës ndaj MOL Fehervarit.
Skuadra kroate fitoi me rezultatin 3:2 në ndeshjen që u zhvillua në Istria, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.
Golin e tretë për Hajdukun e shënoi Emir Sahiti, futbollisti i Kosovës, ndërsa dy të tjera u realizuan nga kapiteni Marko Livaja.
Sahiti luajti deri në minutën e 61-të.
Te hungarezët, Lirim Kastrati, futbollisti tjetër i Kosovës, u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të.
Artikuj të ngjashëm