Armando Sadiku e ka shënuar golin e katërt në La Liga 2.
Sadiku të premten mbrëma realizoi gol në minutën e 22-të për skuadrën e Las Palmasit, që barazoi në udhëtim tek Eibari me rezultatin 2:2.
Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 36-të të rangut të dytë të futbollit spanjoll.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Sadiku, i barazoi shifrat në 1:1.
Ai luajti deri në minutën e 83-të.
Las Palmas është në pozitën e shtatë me 54 pikë në 36 ndeshje të luajtura.