Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dëshpëron Barça, mposhtet nga Las Palmasi

Barcelona

Barcelona nuk ka arritur që t’i fitojë tri pikë ndaj Las Palmasit.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga, Barça u mposht në shtëpi nga Las Palmasi me rezultatin 2:1.

Në minutën e 49-të, sulmuesi Sandro Ramirez i kaloi në epërsi mysafirët.

Raphinha me asistimin e Pedrit në minutën e 61-të realizoi për 1:1.

Golin e fitores për Las Palmasin e realizoi Fabio Silva në minutën e 67-të.

Edhe Barcelona fiton dhe bëhet lidere në La Liga Futboll 9 muaj më parë Barcelona fiton dhe bëhet lidere në La Liga

Barça mbetet lider me 34 pikë. Real Madridi është në vendin e dytë me 30 pikë por ka dy lojë më pak të zhvilluara.

Las Palmasi ka 14 pikë dhe është në mesin e tabelës.