Armando Sadiku e ka shënuar golin e katërt në elitën e futbollit të Indisë dhe ka dhënë kontribut në barazimin e skuadrës së tij.
Mohun Bagan të shtunën barazoi 2:2 me skuadrën East Bengal në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Superligës së Indisë.
Golit të katërt në edicionin aktual, Sadiku iu gëzua në minutën e 17-të. Ai shënoi për 1:1, ndërsa luajti deri në fund të takimit.
Mohun Bagan në 11 ndeshje të luajtura ka 20 pikë në vendin e pestë.
East Bengal ka tetë pikë më pak.